Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, Ndihmën Juridike Falas Sarandë dhe stafin pedagogjik e psiko-social të Shkollës së Mesme “Hasan Tahsini”, zhvilloi një takim informues me nxënësit e klasave X dhe XI.
Gjatë aktivitetit u diskutua mbi pasojat ligjore të përfshirjes në veprimtari penale, rolin e institucioneve në trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin, si dhe rëndësinë e respektimit të ligjit, përgjegjshmërisë qytetare dhe parandalimit të sjelljeve devijante.

[Pamje nga aktiviteti]