Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës (Tiranë) kërkon 7 praktikantë me profil studimi:
- (1) Teknologji Informacioni dhe Inovacion/Teknologjia e informacionit dhe komunikimit (TIK);
- (1) Shkenca Ekonomike;
- (2) Shkenca Juridike;
- (2) Psikologji/Shkenca Sociale/Punë Sociale/Sociologji;
- (1) Histori/Filologji.
(Paragrafi i mësipërm është marrë nga faqja zyrtare e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës)
Pasi te keni hapur faqen kryesore web të thirrjes së X-të , i cili gjendet ne fund te postimit.
Hapat qe duhet të ndiqni për të aplikuar janë si më poshtë:
- Klikoni opsionin “Apliko Tani“.
- Plotësoni formularin me të dhënat personale (Emër/Mbiemër/Ditëlindje/Gjini) dhe me informacione të sakta mbi (Adresa/Shteti ku jetoni/E-mail/Nr. Kontakti/Universiteti/Fakulteti/Dega).
- Më pas zgjidhni llojin e diplomës që mbani aktualisht dhe notën mesatare.
- Ngarkoni një CV personale.
- Ngarkoni një letër motivimi (Përse dëshironi ta zhvilloni praktikën e punës pranë institucionit tonë).
- Zgjidhni opsionin që vlen për ju nëse keni qenë apo jo më parë pjesë e Programit në thirrjet e mëparshme.
- Zgjidhni opsionin që vlen për ju në pyetjen pasardhëse.
- Tek opsioni “Zgjedhja e institucionit të praktikës” duhet të zgjidhni “Institucione të Administratës Shtetërore“
- Tek opsioni “Zgjidhni midis institucioneve të administratës shtetërore” duhet të zgjidhni “Ministria e Drejtësisë“
- Tek opsioni “Zgjidhni midis institucioneve të varësisë së Ministrisë së Drejtësisë” duhet të zgjidhni “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës“
- Me pas klikoni butonin “Dergo“
SUKSESE!!!
Në linkun e mëposhtëm, do të gjeni faqen kryesore të thirrjes.
https://praktika.riniafemijet.gov.al/