Mblidhet grupi i punës për hartimin e termave të referencës për Sistemin e Mbikëqyrjen Elektronike

Grupi i punës i përbërë me anëtarë nga Shërbimi i Provës dhe AKSHI vijojnë takimet për përcaktimin e termave të referencës për implementimin e sistemit të Mbikëqyrjes Elektronike. Me ane të këtij sistemi do të arrihet zbatim sa me i saktë i vendimeve të gjykatës duke monitoruar lëvizjet e personave nën mbikëqyrje elektronike, duke raportuar në kohë reale pozicionin e personave, dhe në këtë mënyrë do të evitohet mundësia e shkeljes së territorit të lejuar apo hyrja në zonën e ndaluar.
Kufizimet e përcaktuara në vendimin gjyqësor, mbikëqyren me anë të pajisjes e cila vendoset në trupin e personit nëpërmjet sallës operative ngritur për këtë qëllim. Pajisja i komunikon sallës operative daljen nga zona e lejuar apo hyrjen në zonën e ndaluar duke treguar vendndodhjen e personit të mbikëqyrur.

Mbikëqyrja elektronike përdoret për personat të cilët janë subjekt i :

– masave shtrënguese (Kodi Procedurës Penale, pikat a, c dhe d),
– dënimeve alternative (Kodi Penal, neni 58, 59, 59/a, 64 dhe Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, neni 103)
– dënimeve plotësuese (Kodi Penal, paragrafi 7 i nenit 30)
– urdhrave të mbrojtjes ose urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes (ligj nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar., neni 17 dhe 19)

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME