Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Pogradec takim me Bashkinë Pogradec

Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Pogradec, në datën 27.05.2022 zhvilloi aktivitetin me temë: Zbatimi i dënimit altemativ sipas nenit 63 të Kodit Penal, “Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik, njohuritë, zbatimi dhe problematikat”. Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen e Bashkisë Pogradec e cila vuri në dispozicion sallën e mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë. Për realizimin e takimit është biseduar paraprakisht me nënkryetaren e bashkisë znj. Entela Gusho mbi axhendën, të ftuarit dhe mënyrën e organizimit. Në takim morën pjesë nënkryetarja e bashkisë znj. Entela Gusho, Drejtoresha e Shërbimeve Sociale znj. Ivana Llakmani, administratorët e njësive administrative, Buçimas, Udënisht, Dardhas, Çërravë si dhe përfaqësues të Ndërmarrjes së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Ndërmarjes së Mirëmbajtjes Infrastrukturës dhe Punëvë Publike. Sipas axhendës u bë një prezantim i shkurtër i nenit 63, mënyrës së aplikimit, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ngarkuar për zbatimin e tij. Më pas u bë prezantimi i një rasti konkret si për të rritur dhe për të mitur. Nga pjesëmarrësit u bënë pyetje konkrete, të cilëve iu dha përgjigje nga ana e stafit. Si rezultat, iu arrit qëllimit për prezantimin e nenit 63 të Kodit Penal, arritjet dhe sfidat e tij, përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME