UK Bookmakers

Përvojë nga bashkëpunimi ndërmjet Shërbimit të Provës dhe Shërbimit të Ndërmjetësimit – disa arritje, sfida dhe mundësi

 

Tiranë 03.02.2015 – Në mjediset e Hotel Tirana Internacional bëhet prezantimi dhe shkëmbimi i përvojës së suksesshme të bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit të Provës dhe Shërbimit të Ndërmjetësimit në Shqipëri si dhe i sfidave ne kete proces.

Takimi organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës, UNICEF-in dhe Fondacionin “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”.

Në këtë tryezë janë ftuar të marrin pjesë ekspertë nga sistemi i drejtësisë, specialistë të shërbimit të provës, ndërmjetës dhe të tjerë.

Tryeza synon në prezantimin e  qëllimeve të programit, metodologjinë e përdorur, arritjeve si dhe diskutimin e sfidave dhe mundësive në zbatimin e mekanizmit të referimit të rasteve nga shërbimi i provës dhe trajtimin e tyre përmes praktikave restauruese dhe ndërmjetësimit viktimë-kundërvajtës. Që prej krijimit të Shërbimit të Provës në Shqipëri është synuar promovimi i alternativës së ndërmjetësimit dhe ofrimi i këtij shërbimi për të dënuarit që mbikëqyren nga shërbimi i provës. Në vijim të investimit të bërë në këtë drejtim, faza e zbatuar gjatë vitit 2014 u fokusua në ofrimin e shërbimit të ndërmjetësimit, si në rritjen e kapaciteteve të punonjësve të rinj të shërbimit të provës dhe të ndërmjetësve në fushën e ndërmjetësimit në çështjet penale.

Gjatë vitit 2014, zyrat vendore të shërbimit të provës referuan 92 raste në shërbimin e ndërmjetësimit për t’u trajtuar përmes praktikave restauruese, nga të cilat 81 raste ose 88% të totalit u zgjidhën me sukses, ndërsa në 12% të rasteve palët, ose nuk pranuan të ishin pjesë e procesit të ndërmjetësimit, ose nuk arritën të gjejnë një zgjidhje.  Ndërsa në lidhje me moshën e palëve të përfshira në konflikt, 57% e personave të përfshirë në praktikat restauruese ishin të mitur dhe të rinj të grupmoshës 14-21 vjeç (45% të dënuar dhe 12% palë e dëmtuar).  

Për sa i përket natyrës së rasteve të trajtuara, pavarësisht nga lloji i veprës penale për të cilën ishin dënuar personat, procesi i ndërmjetësimit kishte si qëllim gjetjen e zgjidhjeve për mosmarrëveshje që kishin lindur si pasojë e kryerjes së veprës penale, si kompensim për dëmin e shkaktuar, qoftë moral ose material, në raste aksidentesh ose në raste të vjedhjeve; normalizimin e marrëdhënieve midis palëve, parandalimin e konflikteve të tjera të mundshme në rastin e rrahjeve, plagosjeve, konflikteve familjare, etj.

Komponent tjetër i projektit ishte dhe rritja e kapaciteteve të punonjësve të shërbimit të provës dhe ndërmjetësve në fushën e drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit. 39 punonjës të shërbimit të provës dhe 20 ndërmjetës ndoqën trajnime 2-ditore të nivelit bazik, ku u njohën me filozofinë dhe parimet e drejtësisë restauruese, përvojën e vendeve të tjera në këtë fushë, kuadrin ligjor vendas dhe ndërkombëtar për ndërmjetësimin, parimet e ndërmjetësimit, si dhe mekanizmin e bashkëpunimit institucional midis shërbimit të provës dhe shërbimit të ndërmjetësimit.   

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here