UK Bookmakers

Vizitë në Shqipëri e përfaqesuesit të Konfederatës Evropiane të Shërbimit të Provës

 

Vizitë në Shqipëri e përfaqësuesit të CEP.

Në kuadër të bashkëpunimit me Konfederatën Evropiane të Shërbimit të Provës (CEP), u realizua më 22 Prill 2015 vizita njëditore e z. Willem Van der Brugge, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate ndërkombëtare, anëtar i së cilës është dhe Shërbimi i Provës në Shqipëri që prej vitit 2013.

Qëllimi i vizitës së z. Van der Brugge ishte inkurajimi nga ana e CEP për aktivitetin e zhvilluar nga Shërbimi i Provës gjatë këtyre viteve si dhe ofrimin e mbështetjes për mbarëvajtjen e këtij institucioni në të ardhmen.

Vizita e z. Van der Brugge filloi me një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës në Shqipëri, z. Ilir Qafa, takim gjatë të cilit u shprehën konsideratat reciproke të mirënjohjes së bashkëpunimit të deritanishëm dhe shqyrtimi i mundësive për mbështetjen e Shërbimit të Provës në misionin institucional në rrafsh ndërkombëtar. Z. Qafa e njohu z. Van der Brugge me kontekstin shqiptar të sistemit të drejtësisë penale ku operon Shërbimi i Provës si dhe paraqiti arritjet e deritanishme dhe sfidat e ardhshme për zhvillimin  e Shërbimit të Provës në Shqipëri.

Në vazhdim të vizitës u krye një takim i z. Brugge me zëvendësministrin e drejtësisë z.  Idlir Peci i cili vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm për të afruar gjithmonë e më shumë Shërbimin e Provës me standardet ndërkombëtare të fushës. Takimet pasuese u zhvilluan me bashkëpunëtorë të rëndësishëm të Shërbimit të Provës dhe përkatësisht me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, z. Artur Zoto si dhe me zëvendës ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Robert Wilton.

Vizita e z. Brugge u mbyll me një takim me stafin e  zyrës vendore Durrës dhe bashkëpunëtorëve lokalë, gjatë se cilës u be e mundur të diskutohej dhe të shihej mbikëqyrja në praktikë e të dënuarve.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ 

Shkurtimisht mbi Konfederatën Evropiane të Shërbimit të Provës. (http://www.cep-probation.org/)

CEP  është themeluar në vitin 1981 dhe është Konfederata Evropiane për Shërbimin e Provës. Ajo synon të nxisë përfshirjen sociale të shkelësve përmes sanksioneve dhe masave komunitare, të tilla si shërbimin e provës, shërbimet komunitare, ndërmjetësimin dhe pajtimin. CEP është e angazhuar për të rritur rolin e shërbimit të provës dhe për të përmirësuar profesionalizmin në këtë fushë, në një nivel kombëtar dhe evropian.

CEP promovon bashkëpunimin  mbarë-evropian me organizimin e konferencave mbi tematikat  aktuale të shërbimit të provës.

Duke vënë në dispozicion raportet e këtyre eventeve, me botimin e buletinit të saj digjital dhe nëpërmjet faqes së internetit, CEP nxit shkëmbimin e ideve mbi shërbimin e provës. Në këtë mënyrë ajo përbën një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sanksioneve dhe masave komunitare.

Anëtarët e saj janë organizata që punojnë në fushën e shërbimit të provës dhe individëve të interesuar. Të cilët së bashku sjellin një rrjet unik të ekspertizës në lidhje me mënyrat pozitive për të punuar me të dënuarit në komunitet dhe si të mbrojnë shoqërinë pa përdorur sanksione të ashpra.

Për Organizatat Evropiane si Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, CEP është zëri i sektorit për Shërbimin e Provës, duke siguruar të dhëna të specializuara dhe krahasuese, duke përbërë gjithashtu zërin e Shërbimit të Provës në Bruksel.

Prej vitit 2013 Shërbimi i Provës Shqiptar aderon në këtë Organizatë si anëtare me të drejta të plota, duke qëndruar në krah të 37 vendeve Evropiane.

Biografi e shkurter e z. Willem van der Brugge.

Përvoja profesionale e z. Van der Brugge ka filluar në vitin 1989 kur ai punonte si specialist i Shërbimit të Provës të Holandës, në një burg gjysmë të hapur ku ka kryer punë të specializuar në lidhje me trajtimin e varësisë ndaj substancave dhe hartimin e programeve të posaçme në lidhje me këtë çështje.

Që prej vitit 1995 ai ka shërbyer si këshilltar i politikave vendore ku ka dhënë kontribut me ekspertizën e tij për çështje të lidhura me shërbimin e provës. Në vitin 2001, ai merr rolin e këshilltarit për politikat kombëtare pranë SVG, organizatë e cila ofron shërbimin e provës në Holandë. Gjatë katër viteve të fundit z. Van der Brugge ishte përgjegjës për menaxhimin operativ dhe financiar të SVG-së.

Z. Willem van der Brugge u prezantua zyrtarisht si Sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës evropiane të Shërbimit të provës (CEP) në 11 Prill 2013.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here