UK Bookmakers

Lidhet marrëveshja me Shërbimin Kombëtar të Punësimit

 

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës Z. Ilir Qafa dhe Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit Z. Genci Kojdheli nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e formimit profesional dhe përfshirjen në skemat e punësimit për të dënuarit me dënime alternative. Kjo marrëveshje ka për qëllim riintegrimin në shoqëri të dënuarve me dënime alternative dhe parandalimin e përsëritjes së veprave penale.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës z. Ilir Qafa, vlerësoi se kjo nismë është më e gjerë dhe vetëm përmes reintegrimit të plotë, recidivizmi mund jenë në përmasat e synuara. “Institucioni i Shërbimit të Provës nisur nga domosdoshmëria jo vetëm për të zbatuar masat dhe përcaktimet gjyqësore, por mbi të gjitha për të garantuar mbrojtjen nëpërmjet mbështetjes të personave në mbikëqyrje. Përmes kësaj marrëveshje do të ofrojmë mbështetje për të kapërcyer vështirësitë dhe pengesat që kanë pasur në ambientet e tyre”, deklaroi Qafa. Shërbimi i Provës ka detyrim që të gjejë motivacionin, përkrahjen dhe mbështetjen e institucioneve shtetërore për sa i përket përfshirjes së tyre në këtë nismë të qeverisë dhe përfshirjen në skemat e nxitjes së punësimit.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet, drejtori i SHKP, Genci Kojdheli, vlerësoi se kjo marrëveshje specifikon të gjithë nivelin e bashkëpunimit midis dy institucioneve. “Ne na nevojitet Shërbimi i Provës për të filtruar dëshirën e tyre nëse duan të ndjekin një kurs të caktuar dhe të përfshihen në një program të nxitjes së punësimit nëse e lejon kualifikimi.

Përmes kësaj marrëveshje, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës merr përsipër të orientojë të gjithë të dënuar me dënime alternative mbi kurset e formimit profesional të ofruara nga Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik për punëkërkuesit e papunë, të regjistruar nga zyrat e punës, si dhe mbi mundësine e përfshirjes në skemat e nxitjes së punësimit me qëllim riintegrimin e tyre në shoqëri dhe pjesëmarrjen në tregun e punës.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here