UK Bookmakers

Tryezë e rrumbullakët me Shoqërinë Civile

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës zhvilloi në datën 23 prill 2015 një tryezë të rrumbullakët me shoqërinë civile me temë “Zbatimi i alternativave të dënimit me burgim në bashkëpunim me shoqërinë civile”. Të ftuar në këtë tryezë ishin përfaqësues të OSBE, UNICEF, Save the Children, Aksion Plus, Fondacionit të Zgjidhjës së Konflikteve dhe Pajtimit të Mosmarrëveshjeve, Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara etj.Fokusi kryesor i kësaj tryeze ishte identifikimi i problematikave të bashkëpunimeve të deritanishme mes Shërbimit të Provës dhe shoqërisë civile si dhe forcimi e zgjerimi i bashkëpunimeve të ardhshme.

Në fjalën e tij të hapjes, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z.Ilir Qafa theksoi se misioni primar i këtij institucioni është ai i asistencës së të dënuarve për ndryshimin e situatës psikosociale dhe riintegrimit të tyre me anë të gjetjes së mënyrës së duhur për përmbushjen e këtij synimi.Diskutimet me shoqërinë civile, shtoi ai, krijojnë mundësinë e përcjelljes së informacioneve dhe shkëmbimin e mendimeve për bashkëpunimet e ardhshme me shoqërinë civile.

Këshilltarja ligjore e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, znj. Alba Jorganxhi tha se një element kyç për forcimin e bashkëpunimit të Shërbimit të Provës me shoqërinë civile është dhe ai i financimit, i cili duhet përfshirë në projektligj, ndërkohë që garantoi se Prezenca e OSBE-së, pas zbatimit me sukses të projektit pilot mbi aplikimin e Sistemit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë për të dënuarit me dënime alternative, do vazhdojë të asistojë Shërbimin e Provës përmes ofrimit të trajnimeve të specialistëve të Shërbimit të Provës.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z.Ilir Qafa theksoi  rëndësinë e orientimit të përpjekjeve të bashkëpunimit me shoqërinë civile për një zgjerim dhe koordinim më të mirë të tij,si një hallkë kjo shumë e rëndësishme e veprimtarisë dhe misionit të Shërbimit të Provës.

Në tryezën e rrumbullakët u shkëmbyen mendime mbi domosdoshmërinë e nismave për përmirësime të ardhshme të kuadrit ligjor që rregullojnë veprimtarinë e bashkëpunimit të Shërbimit të Provës me shoqërinë civile, çështje të menaxhimit të të dënuarve pas përfundimit të periudhës së provës, matjes e reduktimit të recidivizmit, përmirësimit të rrethanave psikosociale vecanërisht të të dënuarve të mitur, si dhe gjetjes së modaliteteve të qëndrueshme të bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile.

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here