UK Bookmakers

Takimi për Projektin Drejtësi pa vonesa

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës  z. Ilir Qafa, ka përfaqësuar institucionin e Shërbimit të Provës në takimin e  organizuar në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.

Projekti i  ideuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe projekti JuST i USAID-it, është duke u zbatuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Krujë. Nëpërmjet këtëij projekti, synohet ndërgjegjësimi i të gjithë aktorëve të procesit gjyqësor në elimimin e vonesave të panevojshme me qëllim uljen e numrit të seancave gjyqësore në çështjet civile dhe penale duke i kthyer në këtë mënyrë në më produktive.

Ministri Naço ka cilësuar si të domosdoshme eliminimin e  zvarritjeve të proceseve gjyqësore pasi zvarritja e tyre ul besimin e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë duke u shprehur se çdo tejzgjatje do të jetë objekt verifikimi dhe kontrolli.

 

The Best betting exchange http://f.artbetting.netby ArtBetting.Net
All CMS Templates - Click Here